Zëvendës sekretari amerikan i shtetit e ka ripërsëritur kundërshtimin e Uashingtonit që Tajvani të mbajë referendum që të aplikojë për t'u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara. John Negroponte tha se "nga perspektiva e Shteteve të Bashkuara, organizimi i një referendumi të tillë do të ishte gabim".
Në dhjetor, sekretarja e shtetit Condoleezza Rice gjithashtu kundërshtoi referendumin, duke thënë se ai pa nevojë mund t'i ngritë tensionet në rajon.
Në dhjetor, sekretarja e shtetit Condoleezza Rice gjithashtu kundërshtoi referendumin, duke thënë se ai pa nevojë mund t'i ngritë tensionet në rajon.