Ndërlidhjet

MOSKË


Çdo zgjidhje për statusin e Kosovës do jetë precedent ndërkombëtar dhe duhet të ketë pëlqimin e Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë presidenti i Rusisë Vladimir Putin. "Pozicioni ynë është ekstremisht i qartë. Çdo zgjidhje për Kosovën duhet të miratohet nga dy palët. Gjithashtu është e qartë se çdo zgjidhje për Kosovën do të jetë precedent në praktikën ndërkombëtare", ka thënë Putin në një artikull që Kremlini ia shpërndau mediave bullgare para vizitës së tij të sotme në Sofje.
Putin po qëndron në Bullgari për të diskutuar ndërtimin e gaz-sjellësit nga Deti i Zi në Evropë, për të cilin janë ngritur shqetësime se Bashkimi Evropian mund të bjerë në varësi nga resurset energjetike të Rusisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG