Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush me vizitën në Egjipt e përmbyllë turneun e tij 8 ditëshe në Lindjen e Mesme. Pas bisedimeve me presidentin Hosni Mubarak, Bush tha se përpjekja e tij për të siguruar marrëveshjen paqësore izralito-palestineze deri në fund të vitit ka marrë mbështetjen e vendeve fqinje.
"Ato ishin bisedime serioze dhe unë thash se jam optimist se marrëveshja mund të arrihet. Arsyeja për këtë është sepse unë besoj se udhëheqësia e Izraelit dhe e palestinezëve është e përkushtuar për një zgjidhje me dy shtete. E di se edhe vendet fqinje janë të gatshme të ndihmojnë", tha presidenti Bush.