Një person ka humbur jetën dhe së paku 5 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i mbrëmshëm në metalurgjikun e Elbasanit, kanë thënë zyrtarët. Një zëdhënës i Ministrisë së brendshme tha se policia mendon se shpërthimi ishte shkaktuar nga një granatë dore, që gabimisht ishte hedhur në furrën elektrike për shkrirje. Metalurgjiku i Elbasanit menaxhohet nga firma turke, Kurum. Të plagosurit janë në spital dhe raportohet se janë në gjendje kritike.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.