Ammar al Hakim, një nga figurat më të rëndësishme të irakianëve shiitë, ka kërkuar nga qeveria e Nuri al Malikit, me shumicë shiite, që t'i kapërcejë dallimet me irakianët sunitë dhe të punojnë së bashku për të mirën e Irakut. Kjo kërkesë mund të përshpejtojë përpjekjet për përfshirjen brenda strukturave qeveritare të sigurisë të grupeve sunite, që luftojnë kundër Al Kaidës në Irak.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.