Presidenti amerikan, George Bush tha sot se Shtetet e Bashkuara ishin "në rrugë", të përfundojnë tërheqjen e 20 mijë trupave nga Iraku kah mesi i vitit. Reduktimi i mëtejshëm i trupave do të varet nga rekomandimet e komandanteve të ushtrisë. Pas takimit me komandantin e trupave amerikane në Irak gjeneralin David Petreus dhe ambasadorin Ryan Crocker president Bush tha se dhuna ka "rënë dukshëm", dhe "shpresa" në Irak po kthehet.
"Ju falenderoj për atë që po bëni. Nuk ka dyshim në mendjen time se do t'ia dalim. Kur historia të shkruhet, në faqen e fundit do të thuhet: Fitorja e arritur nga Shtetet e Bashkuara, është për të mirën e gjithë botës". Dhe duke bërë punë të mirë mund të themi se Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta dhe gjeneratat amerikane do të mund të jetojnë në paqe", tha Bush.