Presidenti rus, Vladimir Putin ka emëruar politikanin nacionalist, Dmitry Rogozin, për përfaqësues të përhershëm të Rusisë në NATO.
Zoti Rogozin kishte ftuar që Rusia të riarmatoset për ta kundërshtuar kërcënimin nga aleanca ushtarake perëndimore, e cila, sipas tij, me zgjerimin e saj e ka vendosur ushtrinë e jashtme në kufijtë me Rusinë. Në nëntor të vitit të kaluar, zoti Rogozin tha, poashtu, se Rusia duhet të qëndroj fuqishëm kundër pavarësisë së Kosovës.