Ndërlidhjet

LONDËR


Grupi për të drejtat e njeriut, Privacy International, thotë se intimiteti i idnividëve është nën kërcënim serioz në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të Bashkimit Evropian, përderisa në Rusi kjo gjendje është në ndër vendet me shkallën më të ulët në botë të intimitetit. Në raportin më të ri, kjo organizatë me seli në Londër, shkruan se Greqia, Rumania dhe Kanadaja kanë të arritura më të mira nga gjithsej 47 vende për të cilat u studiua kjo çështje. Malajzia, Rusia dhe Kina radhiten në vendet e fundit. Në raport thuhet se në Britani dhe në Shtetet e Bashkuara implementohen masa të mbikëqyrjes dhe të tubimit të informacioneve në përpjekje për mbrojtje kundër terrorizmit dhe për kontrollin e kufijve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG