Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri në largim Agim Çeku ka thënë sot se qeveria që ai ka drejtuar e ka bërë gati Kosovën për pavarësi. Në një konferencë për gazetarë në fund të mandatit të qeverisë, kryeministri Çeku ka përmendur të arriturat e qeverisë, ku theks të veçantë i ka kushtuar procesit të statusit dhe stabilitetit të brendshëm, gjë që sipas tij ka bërë që të mos shmanget fokusi i bashkësisë ndërkombëtare nga statusi.
Ndërkaq, ndër të metat dhe sfidat, kryeministri në largim ka përmendur mungesën e pushtetit të plotë mbi të gjithë ministrat, mangësitë në sistemin e drejtësisë, lufta jo e mjaftueshme kundër korrupsionit, si dhe pamundësia e shtrirjes së pushtetit edhe ne veriun e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG