Nga zjarri në ndërtesën afër Shtëpisë së Bardhë dje është dëmtuar zyra që shfrytëzohej nga zëvendës presidenti amerikan, Dick Cheney, ndërsa më se 1 mijë persona janë detyruar të evakuohen. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, tha se Cheney ishte në një takim me presidentin Bush, kur kishte shpërthyer zjarri. Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.