Duke u thirrur në një zyrtar të paemëruar nga Shtëpia e Bardhë, gazeta amerikane Washington Post shkruan se presidenti George Bosh po përgatitet të kërkojë nga Kongresi rreth 50 miliarda dollarë shtesë për të financuar luftën në Irak. Raporti s'është konfirmuar nga burime të pavarura, por i pyetur nga gazeta, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scot Stanzel ka thënë se ende nuk është marrë vendim rreth kërkesave për fondet.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.