Nadie Ahmeti
Raporti i Auditorit Gjeneral ka vërejtur shumë parregullsi në disa ministri të Qeverisë së Kosovës. Kohëve të fundit, auditimet kanë nxjerrë në pah parregullsitë që janë zbuluar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Parregullsitë nisin me shkeljen e shumë procedurave ligjore, që i kanë bërë këto ministri, deri te keqpërdorimet që janë bërë në shpenzimet me thirrje telefonike, udhëtime, shfrytëzime të veturave zyrtare, furnizim me derivate dhe tenderët. Por, çfarë masash ndërmerren kundër personave që keqmenaxhojnë me paratë publike? Zyrtarë në Qeverinë e Kosovës pohojnë se pas publikimit të raporteve të auditimit për keqpërdorim të mjeteve buxhetore, fillon kontrollimi i institucioneve përkatëse, që vlerësohet se kanë bërë shkelje nga mekanizmat që janë brenda në Qeveri, e që kanë obligim kontrollimin e mjeteve buxhetore. Ulpiana Lama, zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës, tha se Qeveria ka të drejtë të ndërmarrë masa vetëm për shkelje, siç i quan ajo, të lehta. “Masa, për ato që është kompetente Qeveria të ndërmarrë - ka marrë, duke filluar nga largimi i zyrtarëve apo nxjerrja e urdhëresave të ndryshme, që kanë pasur parasysh kufizimin, përmirësimin dhe parandalimin. Këto kanë qenë masat që janë ndërmarrë”, tha Lama. Ndërkaq, për shkeljet e rënda, Lama thotë se merren institucionet gjyqësore. “Shkeljet e rënda janë, si në çdo shtet tjetër, subjekt i një rruge ligjore, përmes prokurorit, sistemit të drejtësisë. Pra, del jashtë asaj që është mekanizëm korrektues i institucionit të vet”, pohoi Lama. Osman Kryeziu, kryeprokuror i Qarkut në Prishtinë, tha se pas publikimit të çdo raporti të Zyrës së auditimit, prokuroria ka filluar procedurat e duhura. Ai, ndërkaq, nuk përmend ndonjë rast konkret, ku janë ndërmarrë masa ndaj personave përgjegjës. Megjithatë, Kryeziu thotë se shumë raste janë në proces e sipër. “Jemi marrë me të gjitha auditimet që janë bërë. Disa prej tyre, që janë kryer, nuk kanë pasur lëshime të mëdha, ndërkaq, disa prej tyre janë në punim e sipër”, tha Kryeziu. Ndryshe, sipas ekspertëve për çështje ekonomike, keqpërdorimet në institucionet qeveritare po bëhen për shkak të pranisë së korrupsionit në institucionet më të larta vendore. Eksperti për çështje ekonomike, Ibrahim Rexhepi, thotë se keqpërdorimet janë të qëllimshme. “Unë nuk mendoj se nuk ka njohuri, nuk mendoj se ka njerëz të padijshëm, së paku ekzistojnë ligjet, ekzistojnë normat e punës, ekziston procedura. Por, kjo më tepër është çështje e devijimeve në menaxhimin e parave publike. Thjesht, ka keqpërdorime të qëllimshme, ka korrupsion dhe fshehje parash”, theksoi Rexhepi. Sipas raporteve të auditimit, keqpërdorimet më të mëdha bëhen në shkeljet e procedurave të prokurimit apo përfitimet nga tenderët.