Gjykata serbe për krime të luftës i dënoi me burg, nga pesë deri në 20 vjet, katër paramilitarë për vrasjen e civilëve në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. Ata u akuzuan pas shfaqjes së videos së vrasësve të gjashtë myslimanëve, në gjykimin e Millosheviqit në Tribunalin e Hagës. Ky ishte rasti i parë gjyqësor në Serbi rreth masakrës së Srebrenicës, ku u vranë rreth tetë mijë veta.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.