I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisari sot në Vjenë para përfaqësuesve të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit po e paraqet propozimin e tij për statusin e Kosovës. Takimi, që sipas paralajmërimeve ka filluar në orën 11, është i mbyllur për opinion. Vendet anëtare të Grupit të Kontaktit përfaqësohen nga drejtorët politikë të ministrive të punëve të jashtme. Përmbajtja e propozimit të Martti Ahtisaarit nuk do të bëhet publike deri më 2 shkurt, kur parashihet që propozimi ti dorëzohet Prishtinës dhe Beogradit. Anëtare të Grupit të Kontaktit janë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Italia, Gjermani dhe Rusia.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.