Ndërlidhjet

OKB merr kërkesën për hetim


OKB
OKB
Zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, e ka marrë propozimin e Serbisë për hetime, lidhur me dyshimet për trafikim të organeve njerëzore në Kosovë, raporton agjencia beogradase Beta.

“Mund ta vërtetoj se e kemi marrë këtë letër. Ajo do të publikohet si dokument zyrtar i Këshillit të Sigurimit”, tha Vanina Maestraqi, nga Zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Megjithatë, ajo nuk ka mundur të precizojë se kur eventualisht Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta ketë në rend të ditës këtë kërkesë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, më 19 të këtij muaji, ka deklaruar se sekretarit të përgjithshëm të OKB-së i ka dërguar një letër, në të cilën propozon zhvillimin e hetimeve nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë qëndrimit në Beograd, tha se Moska “e mbështet në tërësi këtë iniciativë të Serbisë”.

Në raportin e zviceranit Dik Marti, raportues i Këshillit të Evropës, ish-pjesëtarët e UÇK-së, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, akuzohen për trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë. (f.b.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG