Ndërlidhjet

Vit i vështirë ekonomik për Kosovën


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se nevojitet ndërmarrja e masave urgjente nga institucionet e vendit, për t’iu qasur problemeve të shumta ekonomike që ka Kosova. Ata alarmojnë për një vit mjaft të vështirë ekonomik për vendin.


Viti 2011, sipas ekspertëve për çështje ekonomike, është viti më i vështirë ekonomik për Kosovën. Ata thonë se ngjarjet e fundit politike në vend kanë reflektuar negativisht te zhvillimi ekonomik.

Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest, thotë se Kosova po kalon një periudhë shumë të vështirë ekonomike.
Kemi një imazh të dëmtuar karshi investitorëve të huaj, kemi potenciale të ngurtësuara, privatizimi i ndërmarrjeve po ec pa ndonjë konsensus.

Viti 2011 nuk është një vit i mirë, që duhet pasur lakmi. Është më i vështirë se vitet paraprake. Kemi pasur mungesën e institucioneve dhe kjo gjithsesi do të reflektohet në rritjen ekonomike të vendit. Kemi një imazh të dëmtuar karshi investitorëve të huaj, kemi potenciale të ngurtësuara. Privatizimi i ndërmarrjeve po ec pa ndonjë konsensus, me një destabilitet politik në vend”, thotë Abdixhiku.

Një problem tjetër që ka përcjellë Kosovën me vite e që është theksuar më së shumti gjatë 2011-ës, sipas ekspertëve të ekonomisë, është edhe ambienti i pafavorshëm biznesor.

Abdixhiku thotë se institucionet e Kosovës nuk po arrijnë të prodhojnë cilësi në trajtimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat, siç thotë ai, do të ishin gjeneruese të punësimit dhe zbutjes së varfërisë.

Kosova ka shumë sfida dhe po krijon në vazhdimësi sfida. Ne vend se të krijojë zgjidhje, po krijon sfida të reja. Kjo do të jetë një problematikë e madhe për vendin në zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë”, shprehet Abdixhiku.

Si një nga sfidat problematike, me të cilat duhet të përballen institucionet, ekspertët thonë se është edhe privatizimi i ndërmarrjeve publike.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Lekë Musa, u sugjeron institucioneve të marrin masa konkrete në përmirësimin e shumë fushave ekonomike. Sipas tij, ekonomia e Kosovës është duke kaluar në një fazë mjaft të vështirë të zhvillimit.

“Nuk mund të themi se jemi të kënaqur me gjendjen aktuale ekonomike, për arsye se nuk shohim shenja të ngritjes së investimeve, si vendore, ashtu edhe të huaja”.

“Kosova, për shkak të problemeve politike, ka ngecur edhe në reformat tjera strukturore, siç është transformimi i pronës publike, që në të njëjtën kohë do të jetë një burim i mirë për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe hapjen e mëtutjeshme të ekonomisë së Kosovës
”, thekson Musa.

Si problem tjetër në ekonomi, Musa veçon mosvazhdimin e preferencave tregtare me Bashkimin Evropian. Këto preferenca, sipas organizatave ekonomike në vend, nuk u vazhduan për shkak të neglizhencës së institucioneve kosovare.
Kemi probleme edhe me tregtinë e jashtme, për shkak të barrierave që janë paraqitur nga BE-ja... Problemi i CEFTA-s vazhdon të qëndrojë dhe kjo çështje duhet të adresohet.

Kemi probleme edhe me tregtinë e jashtme, për shkak të barrierave që janë paraqitur kohëve të fundit nga Bashkimi Evropian. Duhet të merren masa sa më shpejt që të largohen këto barriera dhe të mundësohet tregtia e lirë me vendet e BE-së”.

“Gjithashtu, problemi i CEFTA-s vazhdon të qëndrojë dhe kjo çështje duhet të adresohet, në mënyrë që të rregullohet pozita konkurruese e ekonomisë së Kosovës”,
thotë Musa.

Sipas ekspertëve, Kosova ka hyrë në këtë krizë si pasojë e moshartimit të një plani të zhvillimit ekonomik, si dhe problemeve politike në të cilat ka kaluar vendi gjatë dy vjetëve të fundit.

Në të gjitha hulumtimet e bëra, si nga organizatat ndërkombëtare, ashtu edhe ato vendore, thuhet se në fushën ekonomike, Kosova nuk ka arritur përparim të mjaftueshëm.

Vendi vazhdimisht është kritikuar për zhvillim të ulët ekonomik, ndërsa vërejtjet e tilla janë bërë edhe nga Banka Botërore.
XS
SM
MD
LG