Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës brenda tre muajve të këtij viti kanë arritur t’i tejkalojnë parashikimet e mbledhjes së të hyrave. Drejtuesit e këtyre dy institucioneve kanë siguruar Qeverinë se do të mund t’i përmbushin objektivat që i kanë parashikuar në buxhetin e këtij viti.
Dogana dhe Administrata Tatimore gjatë periudhës janar-mars kanë arritur rezultate të mira në mbledhjen e tatimeve.
Dogana, gjatë kësaj periudhe, ka mbledhur 150 milionë euro, apo 24 për qind më shumë se gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar. Kurse, ATK-ja ka mbledhur 62.6 milionë euro, apo 33 për qind më shumë se gjatë tremujorit të vitit paraprak.
Këto të dhëna i kanë prezantuar drejtuesit e këtyre institucioneve, në një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë.
Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, ka thënë se institucioni që ai drejton, brenda vitit fiskal do të mund të mbledhë 831 milionë euro të hyra nga doganat, aq sa edhe ka parashikuar Qeveria e Kosovës.
“Ka rritje në të gjitha fushat, edhe te taksat doganore; 17 për qind ka më shumë të hyra nga doganat, 21 për qind nga tatimi mbi vlerën e shtuar, 31 për qind nga akciza dhe taksat e tjera janë 26 për qind. Në total i bie që kemi 24 për qind të hyra”, ka thënë Huruglica.
Institucion i rëndësishëm për mbledhjen e të hyrave në Kosovë përveç Doganave, është edhe Administrata Tatimore e Kosovës. Këto dy institucione mbledhin mbi 90 për qind të të hyrave të planifikuara për shtetin e Kosovës.
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, ka pohuar se institucioni që ai drejton, është duke performuar në atë drejtim, që t’i realizojë objektivat e pritur nga Qeveria.
“Shikuar nga shifrat që i kemi, del se të hyrat i kemi realizuar 24 për qind nga planifikimi total vjetor, apo krahasuar me vitin 2010, për të njëjtën periudhë kemi realizuar 33 për qind më shumë”, ka theksuar Haliti.
Sipas Halitit, grumbullimi i mjeteve financiare, që duhet të hyjnë në buxhetin e Kosovës përmes grumbullimit të të ardhurave nga ana e tatimeve, është përmirësuar dukshëm.
“Në fushën e mbledhjes së detyrueshme Administrata Tatimore e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka grumbulluar 5.5 milionë. Gjithashtu ATK-ja ka bërë 411 regjistrime të pengut tatimor në vlerë prej 18 milionë euro nëpër zyrat kadastrale dhe institucionet përkatëse; ka vendosur 3468 urdhër-vjedhje në banka dhe thesar në vlerë totale prej 169 milionë euro dhe prej tyre ka grumbulluar rreth 100 mijë euro”, ka shpjeguar Haliti.
Realizmi i i këtyre të hyrave nga këto dy institucione, sipas Halitit, vjen si rezultat i përmirësimi të politikave fiskale në vend.
Ndryshe, sfidë për Doganat e Kosovës edhe më tej mbetet kthimi i kontrollit në dy vend kalimet kufitare dhe në pjesën veriore e Mitrovicës.
Naim Huruglica ka theksuar se doganierët kosovarë ende nuk janë kthyer në këto pika doganore.
“Në këta tre muaj që na kanë përcjellë, e që do të jetë sfidë edhe në pjesën tjetër të vitit, vazhdon të jetë konsolidimi i kontrollit në pjesën veriore. Fatkeqësisht, as sot nuk mund të themi se kemi arritur të kthejmë kontrollin në veri. Akoma është EULEX-i që bën një punë për ne duke grumbulluar të dhënat dhe duke i kontrolluar mallrat dhe të gjitha ato të dhëna i përcjell te ne”, ka nënvizuar Huruglica.
Ndërkaq, sa i përket kontrabandës, Huruglica ka thënë se ka pasur një rënie të dukshme të kësaj dukurie në Kosovë. Ai ka shtuar se gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka pasur përmirësim të bilancit tregtar.
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, në këtë vit ka pasur rritje në eksport deri në 21 për qind.