Hyrja në fuqi e ligjit për ndalimin e bartjes së ferexheve paraqet rastin e parë të tillë në një vend të Bashkimit Evropian, që vlen në shkallë kombëtare, pas përpjekjeve të ngjashme në Belgjikë, vitin e kaluar, të cilat nuk shkuan deri në fund, për shkak të krizës së qeverisë.
Kjo ndalesë kryesisht ka të bëjë me gratë myslimane, të cilat i bartin ferexhetë në vendet publike.
Mbështetësit e këtij ligji thonë se ai është i domosdoshëm për shkak të sigurisë, barazisë gjinore dhe mbajtjes së karakterit laik të sistemit francez.
Ndalesa gëzon edhe mbështetje të gjerë publike në Francë, pasi, sipas hulumtimeve të opinionit, katër prej pesë të të anketuarve kanë thënë se e miratojnë një masë të tillë.
Por, kritikët thonë se ky ligj i shkel të drejtat për liri të të shprehurit dhe religjion.
Shumë myslimanë thonë se janë ndjerë të stigmatizuar gjatë debatit intensiv që i parapriu miratimit të ligjit.
Kenza Drider është nënë e katër fëmijëve. Ajo i tha agjencisë Reuters se është ballafaquar me keqtrajtim për shkak se ka bartur ferexhe.
“Unë kisha të bëja me çdo formë të abuzimit verbal, moral, fizik. Bile dikush edhe më sulmoi me thikë. Kur dal jashtë shtëpisë, vazhdimisht shikohem me urrejtje dhe fyerje”, tha ajo.
Profesori Farhad Khosrokhavar, që ka shkruar shumë për Islamin në Evropë, i tha Radios Evropa e Lirë se i gjithë debati dhe masat lidhur me Islamin në Francë dhe në vendet e tjera në Evropë, e zbulojnë një “refuzim” të caktuar.
“Ekziston një lloj i refuzimit ndaj myslimanëve, veçanërisht në hapësirën publike të Evropës. Kjo, pjesërisht, ndodh edhe për shkak të krizës së identitetit në shoqërinë evropiane, e cila bën që myslimanët të perceptohen si popull që nuk do të integrohet, megjithëqë shumica e myslimanëve integrohen pa probleme”.
“Ne miratuam edhe ligjin në Francë për ferexhenë në periudhën e debatit të trazuar, por në përgjithësi ky nuk është problem i madh shoqëror. Më tepër është çështje simbolike, çështje e identitetit”, u shpreh Khosrokhavar.
Në Francë jeton komuniteti prej më se 6 milionë myslimanësh, që është më i madhi në Evropën Perëndimore. Shumica prej tyre e kanë prejardhjen nga Afrika Veriore.
Prej tyre, mendohet se më pak se 2 mijë gra bartin ferexhe. Ato femra që nuk e respektojnë këtë ligj, mund të dënohen me 150 euro dhe me probleme në përpjekjet e tyre për arritjen e shtetësisë franceze.
Meshkujt që i detyrojnë gratë të bartin ferexhe, po ashtu mund të dënohen me të holla dhe me burg.
Disa analistë thonë se ligji mund të kundërshtohet në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. (f.b.)