Ndërlidhjet

Pacolli: Arrihet marrëveshja


Behgjet Pacolli ka thënë se është arritur marrëveshja për tejkalimin e krizës politike në të cilën është vendi, ndërsa koalicioni qeverisës do të vazhdojë funksionimin e tij, duke evituar zgjedhjet e parakohshme.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, RTK, zoti Pacolli kë bërë të ditur se është tërhequr nga pretendimet e tij për të rikandiduar për të parin e vendit.

“Unë nuk do të jem kandidat i ardhëm për president të Kosovës, për arsye se asnjëherë nuk dua të përjetoj atë që kam përjetuar, nuk dua të përjetoj atë moment ku unë isha vetëm viktimë dhe tani unë jam duke e paguar fajin e të tjerëve”,
ka thënë ai.

Sipas marrëveshjes, ka thënë zoti Pacolli, ky president nuk do të ketë mandat të plotë…

“Presidenti i ri që do të zgjidhet do të ketë detyrë që brenda 6 muajve të bëhen këto reforma, të ndryshojë Kushtetutën, të plotësojë Kushtetutën e sidomos atë pikë, e cila i përket zgjedhjes së presidentit, kështu që presidenti i ardhshëm do të zgjidhet nga qytetari i Kosovës dhe këto zgjedhje do të ndodhin diku 9 deri në 12 muaj nga tani”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka bërë të ditur se ai do të kandidojë serish për president, duke kërkuar drejtpërdrejt votën e qytetarëve.

Kryeministri I Kosovës, Hashim Thaci pritet të mbajë një takim me gazetarët rreth orës 21:00, për të njoftuar hollësitë e marrëveshjes së arritur. (a.v.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG