Kosova, nga perspektiva e fillimit të sulmeve të NATO-s, ka kaluar rrugë të gjatë, thotë Janush Bugajski, nga Qendra për studime strategjike dhe ndërkombëtare, me seli në Uashington. Ai thekson se rasti i Kosovës dallon shumë nga ai i Libisë.
RADIO EVOPA E LIRË
JANUSH BUGAJSKI
Është një rrugë e gjatë. Para 12 vjetësh, Kosova ishte nën okupim. Ne kishim dëbime masive etnike, vrasje të popullatës shqiptare të Kosovës. Millosheviqi ishte ende në pushtet dhe dukej se nuk shihej asnjë dritë në fund të tunelit.
Por, pas intervenimit të NATO-s, e veçanërisht pas fushatës ajrore dhe ultimatumit dhënë Millosheviqit, erdhi te tërheqja e forcave të tij. Nën mandatin e KFOR-it, Kosova lëvizi kah pavarësia.
Tash është në procesin e ndërtimit të demokracisë funksionale dhe shpresojmë se zgjedhjet e fundit do ta shtyjnë këtë proces përpara.
RADIO EVROPA E LIRË
JANUSH BUGAJSKI
E vetmja ngjashmëri është se NATO-ja po hedh bomba. Mendoj se situata në terren dallon shumë. Megjithëse kemi një diktator në kontroll në Libi, siç ishte në Serbi, sipas njohurive të mia, brenda në Libi nuk ka lëvizje specifike për pavarësi.
Me fjalë të tjera, nuk ka popullatë specifike, që është e shtypur dhe e sulmuar. Kjo ndodh me gjithë popullin. Prandaj, derisa Libia të fillojë të ndahet në entitete fisnore ose entitete secesioniste, atëherë kjo do të ishte diçka tjetër.
Dallimi i dytë i madh nga rasti i Kosovës, është se nuk do të ketë fushatë tokësore. Nuk ekziston përkushtimi i NATO-s për të vendosur ndonjë forcë në terren, për të imponuar ndonjë lloj të zgjidhjes politike.
Pra, në këto dy fusha ekziston situatë tejet e ndryshme krahasuar me Kosovën para 12 vjetësh.
RADIO EVROPA E LIRË
JANUSH BUGAJSKI
Mendimi im është se nuk duhet pritur rezultate të menjëhershme. Mendoj se, nëse disa çështje praktike do të zgjidheshin, siç janë të drejtat pronësore, autotargat, doganat ose tregtia, pastaj eksporti e të tjera, atëherë e gjithë kjo do të ishte gjë e mirë, sepse e ndihmon popullatën në Kosovë dhe atë në Serbi.
Por, unë nuk do të prisja asnjë rezultat të shpejtë në kuptim të njohjes së Serbisë ndaj Kosovës si shtet i pavarur. Ky është fillimi i një procesi të gjatë, që përfundimisht është anëtarësimi për të dyja vendet në Bashkimin Evropian.
RADIO EVROPA E LIRË
JANUSH BUGAJSKI
Është një mënyrë për ta interpretuar këtë. Ajo që thuhet është se Qeveria e Kosovës nuk ka kontroll të plotë ndaj veriut të Kosovës. Mendoj se nuk është krejtësisht e saktë të thuhet se ata kanë sovranitet të ndarë, pasi ata nuk kanë qeveri të njohur ndërkombëtarisht ose edhe rajonalisht.
Ky është territor që me të vërtetë nuk ka arritur ende në pikën qendrore të shoqërisë kosovare. Mendoj se i mbetet EULEX-it, NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar, që të sigurojnë se Kosova është shtet i integruar, me një shkallë të decentralizimit dhe me qeveri lokale.
RADIO EVROPA E LIRË
Sa më parë që hetimet të kryhen, sa më parë që rezultatet të jenë të qarta, aq më parë kjo qeveri do ta rikthejë legjitimitetin e saj ndërkombëtarisht, në çdo kënd të botës, dhe do të lëvizë përpara për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Unë nuk i di detajet e akuzave, nuk i di detajet e hetimeve, por mendoj se kjo çështje duhet të përshpejtohet, sepse do të vazhdojë një mjegull e zezë ndaj kryeministrit, që mendoj se është shumë fatkeqe për qeverinë e re të zgjedhur.
RADIO EVROPA E LIRË
JANUSH BUGAJSKI
Duhet të jetë më i madh. Nuk është numër i vogël, pasi pothuajse aty është i gjithë Bashkimi Evropian dhe, do të thosha, më e rëndësishmja është njohja e statusit nga ana e Shteteve të Bashkuara.
Nga ana tjetër, do të jetë e rëndësishme që të ketë më tepër njohje në Azi, Afrikë dhe në Amerikën Latine. Mendoj se këtë çështje do ta ndjekin qeveria dhe presidenti i ri.
Mendoj se një pjesë e këtij procesi do të zhbllokohet atëherë kur çështja e hetimeve do të sqarohet, kur Qeveria do të fillojë të implementojë politika të rëndësishme. Mendoj se njohjet do të vijnë.
Me fjalë të tjera, çështja nuk do të shkojë prapa, por përpara. Sa shpejt do të lëvizë, kjo varet nga veprimi i Qeverisë.
RADIO EVOPA E LIRË
Këtë javë është shënuar 12-vjetori i fillimit të fushatës ajrore të NATO-s në Kosovë. Nga kjo perspektivë, si i shihni ju zhvillimet në Kosovë gjatë këtyre 12 vjetëve?
JANUSH BUGAJSKI
Është një rrugë e gjatë. Para 12 vjetësh, Kosova ishte nën okupim. Ne kishim dëbime masive etnike, vrasje të popullatës shqiptare të Kosovës. Millosheviqi ishte ende në pushtet dhe dukej se nuk shihej asnjë dritë në fund të tunelit.
Por, pas intervenimit të NATO-s, e veçanërisht pas fushatës ajrore dhe ultimatumit dhënë Millosheviqit, erdhi te tërheqja e forcave të tij. Nën mandatin e KFOR-it, Kosova lëvizi kah pavarësia.
Tash është në procesin e ndërtimit të demokracisë funksionale dhe shpresojmë se zgjedhjet e fundit do ta shtyjnë këtë proces përpara.
RADIO EVROPA E LIRË
Për shkak të sulmeve të koalicionit ndërkombëtar kundër Libisë, ka shumë krahasime me gjërat që ndodhën në Kosovë para 12 vjetësh. A e shihni ju ndonjë ngjashmëri në këtë aspekt?
JANUSH BUGAJSKI
E vetmja ngjashmëri është se NATO-ja po hedh bomba. Mendoj se situata në terren dallon shumë. Megjithëse kemi një diktator në kontroll në Libi, siç ishte në Serbi, sipas njohurive të mia, brenda në Libi nuk ka lëvizje specifike për pavarësi.
Me fjalë të tjera, nuk ka popullatë specifike, që është e shtypur dhe e sulmuar. Kjo ndodh me gjithë popullin. Prandaj, derisa Libia të fillojë të ndahet në entitete fisnore ose entitete secesioniste, atëherë kjo do të ishte diçka tjetër.
Dallimi i dytë i madh nga rasti i Kosovës, është se nuk do të ketë fushatë tokësore. Nuk ekziston përkushtimi i NATO-s për të vendosur ndonjë forcë në terren, për të imponuar ndonjë lloj të zgjidhjes politike.
Pra, në këto dy fusha ekziston situatë tejet e ndryshme krahasuar me Kosovën para 12 vjetësh.
RADIO EVROPA E LIRË
Bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë kanë filluar. Të dyja palët kanë shprehur qasje konstruktive ndaj bisedimeve. Por, shtrohet pyetja se çfarë lloj rezultatesh do të kemi nga këto takime. Cili është mendimi juaj?
JANUSH BUGAJSKI
Mendimi im është se nuk duhet pritur rezultate të menjëhershme. Mendoj se, nëse disa çështje praktike do të zgjidheshin, siç janë të drejtat pronësore, autotargat, doganat ose tregtia, pastaj eksporti e të tjera, atëherë e gjithë kjo do të ishte gjë e mirë, sepse e ndihmon popullatën në Kosovë dhe atë në Serbi.
Por, unë nuk do të prisja asnjë rezultat të shpejtë në kuptim të njohjes së Serbisë ndaj Kosovës si shtet i pavarur. Ky është fillimi i një procesi të gjatë, që përfundimisht është anëtarësimi për të dyja vendet në Bashkimin Evropian.
RADIO EVROPA E LIRË
Të flasim pak për situatën në veri të Kosovës... Së fundi, në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave thuhet se veriu i Kosovës është me sovranitet të dyfishtë në praktikë. Si e lexoni ju këtë konkluzë?
JANUSH BUGAJSKI
Është një mënyrë për ta interpretuar këtë. Ajo që thuhet është se Qeveria e Kosovës nuk ka kontroll të plotë ndaj veriut të Kosovës. Mendoj se nuk është krejtësisht e saktë të thuhet se ata kanë sovranitet të ndarë, pasi ata nuk kanë qeveri të njohur ndërkombëtarisht ose edhe rajonalisht.
Ky është territor që me të vërtetë nuk ka arritur ende në pikën qendrore të shoqërisë kosovare. Mendoj se i mbetet EULEX-it, NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar, që të sigurojnë se Kosova është shtet i integruar, me një shkallë të decentralizimit dhe me qeveri lokale.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Bugajski, duket se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është nën presion për shkak të akuzave në raportin e Dik Martit. Ai i ka hedhur poshtë akuzat. Çka mendoni ju për këtë raport?
JANUSH BUGAJSKI
Mendoj se ky është pjesë e një procesi të gjatë, që e kam parë nga burime të ndryshme, që përpiqen ta diskreditojnë Qeverinë e Kosovës.
Sa më parë që hetimet të kryhen, sa më parë që rezultatet të jenë të qarta, aq më parë kjo qeveri do ta rikthejë legjitimitetin e saj ndërkombëtarisht, në çdo kënd të botës, dhe do të lëvizë përpara për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Unë nuk i di detajet e akuzave, nuk i di detajet e hetimeve, por mendoj se kjo çështje duhet të përshpejtohet, sepse do të vazhdojë një mjegull e zezë ndaj kryeministrit, që mendoj se është shumë fatkeqe për qeverinë e re të zgjedhur.
RADIO EVROPA E LIRË
E përmendët çështjen e njohjeve... Kosova deri tash është njohur nga 75 vende. Disa thonë se ky numër është i vogël. Çka mendoni ju për këtë çështje?