Ndërlidhjet

Rusia thotë se Ukraina e sulmoi me raketa amerikane me rreze të gjatë


Sistemi i Raketave Taktike Ushtarake (ATACMS).
Sistemi i Raketave Taktike Ushtarake (ATACMS).

Rusia ka thënë se Ukraina e ka goditur me raketa amerikane me rreze të gjatë, një ditë pasi Uashingtoni i ka dhënë leje për kryerje të sulmeve të tilla.

Ukraina ka përdorur Sistemin e Raketave Taktike Ushtarake (ATACMS) në sulmet në rajonin rus Brajansk këtë mëngjes, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Ushtria e Ukrainës ka konfirmuar më herët se e ka sulmuar një qendër municioni në Brajansk, mirëpo nuk ka treguar nëse i ka përdorur raketat me rreze të gjatë.

E përditshmja amerikane, New York Times ka cituar zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të kenë thënë, në kushte anonimiteti, se ushtria ukrainase e ka përdorur sistemin raketor me rreze të gjatë ATACMS në sulmet në territorin rus.

Kievi nuk i ka konfirmuar zyrtarisht raportimet, mirëpo presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensly, ka thënë se “Ukraina ka kapacitete për sulme me rreze të gjatë, përfshirë dronë të prodhuar vetë me rreze të gjatë, dhe tani i kemi edhe sistemet ATACMS”.

Pesë raketa janë rrëzuar dhe njëra është dëmtuar, dhe pjesët e saj kanë shkaktuar zjarr në një objekt ushtarak në rajon, është thënë në një deklaratë të ministrisë ruse.

Kjo është hera e parë që raketat me rreze të gjatë janë përdorur në territorin e Rusisë, dhe sulmet janë kryer pak pasi Uashingtoni është raportuar t’i ketë dhënë leje Ukrainës për t’i përdorur sistemet ATACMS në Rusi.

Rusia përparon, SHBA-ja i jep Ukrainës të drejtën e përdorimit të raketave të fuqishme
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00

Të hënën, Moska ka thënë se çdo sulm i tillë do të nxiste “një përgjigje adekuate”.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se sulmet janë nisur rreth orës 03:25 sipas kohës lokale.

Sipas saj, zjarri që është shkaktuar nga dëmtimi i njërës raketë është shuar shpejt dhe nuk ka viktima.

Më herët gjatë ditës, presidenti rus, Vladimir Putin i ka miratuar ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë, duke vendosur kushte të reja nën të cilat shteti mund të përdorë arsenalin e vet bërthamor.

Sipas doktrinës së re, secili sulm prej një shteti jobërthamor, që përkrahet nga një fuqi bërthamore, do të konsiderohet sulm i përbashkët ndaj Rusisë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG