Ndërlidhjet

Sulmohet fizikisht kryetari i Komunës së Pejës


Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Fotografi nga arkivi.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Fotografi nga arkivi.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht nga dy persona mëngjesin e 26 tetorit në Pejë.

Pas sulmit, Muhaxheri publikoi një fotografi në Facebook, tha se është mirë me shëndet.

Nga Prokuroria e Pejës konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se dy personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe prokurori i çështjes ua ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Avokati i Muhaxherit, Dukagjin Kërveshi, tha përmes një postimi në Facebook se kryetari i Pejës beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare, duke shtuar se ai tashmë ka dhënë deklaratë në polici për këtë rast.

Partia e Muhaxherit, Lidhja Demokratike e Kosovës, dënoi ashpër sulmin ndaj kryetarit të Pejës, duke kërkuar që personat e dyshuar të përballen me drejtësinë.

“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë”, u tha në reagimin e LDK-së.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Muhaxherin “as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë”, duke kërkuar që organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta për të mbajtur përgjegjës të dyshuarit.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës thanë për REL-in se janë duke e përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG