Ndërlidhjet

Rumania përballet me vërshime vdekjeprurëse


Vërshimet në Galati të Rumanisë.
Vërshimet në Galati të Rumanisë.

Katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë evakuuar, pasi pjesa lindore e Rumanisë u godit nga vërshime masive mbrëmjen e 13 shtatorit.

Qarku Galati dhe Vaslui janë goditur më së rëndi nga vërshimet, teksa njerëzit hipën në çatitë e shtëpive të tyre, duke pritur ekipeve e shpëtimit që t'i evakuonin.

Shumë rrugë janë bllokuar në këto dy qarqe, ku niveli i ujit në disa vende ka arritur deri në 3 metra për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Nëntëmbëdhjetë fshatra në tetë qarqe janë goditur nga vështrimet, sipas autoriteteve rumune.

Reshje shiu është parashikuar se do të godasë shumicën e rajonit në ditët në vijim, teksa autoritet janë vënë në gatishmëri në Republikën Çeke, Poloni, Sllovaki, Hungari, në jug të Gjermanisë dhe disa pjesë të Austrisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG