Ndërlidhjet

Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta ushtarake


Lufanije iraniane, kineze dhe ruse gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Lufanije iraniane, kineze dhe ruse gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se gjatë këtij muaji do të mbajë stërvitje detare dhe ajrore me Rusinë, duke nënvizuar afërsinë mes dy ushtrive, teksa Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës fqinje.

Ministria tha se stërvitjet “Veriu i Bashkuar -2024” do të mbahen në Detin e Japonisë dhe në Detin e Okotskit, por nuk dha më shumë detaje.

Në njoftim u tha se stërvitjet detare dhe ajrore synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin strategjik mes dy shteteve dhe “forcimin e aftësive që së bashku të përballen me kërcënimet e sigurisë”.

Ministria kineze tha po ashtu se dy marinat do të lundrojnë së bashku në Paqësor, për herë të pestë, dhe së bashku do të marrin pjesë në stërvitjet “Oqeani i Madh-24” që do të mbahet në Rusi. Por, as për këto stërvitje nuk u dhanë detaje të tjera.

Kina ka refuzuar ta kritikojë pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Për këtë luftë, që është në vitin e tretë, Pekini ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për provokim të presidentit rus, Vladimir Putin.

Përderisa Kina nuk i ka ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë armë Rusisë, Pekini është shndërruar në konsumatorin kryesor të gazit dhe natës ruse, por edhe furnizues i mjeteve elektronike dhe pajisjeve të tjera, që kanë përdorime civile dhe ushtarake.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG