Ndërlidhjet

OKB nis vaksinimin e fëmijëve në Gazë kundër poliomielitit


Një fëmijë në Gazë duke u vaksinuar kundër poliomielitit.
Një fëmijë në Gazë duke u vaksinuar kundër poliomielitit.

Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore palestineze nisën vaksinimin e 640.000 fëmijëve në Rripin e Gazës.

Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – janë pajtuar për një pauzë të shkurtër luftimesh në mënyrë që të kryhet kjo fushatë vaksinimi.

Muajin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se një foshnje ishte paralizuar pjesërisht nga tipit 2 të virusit të poliomielitit. Ky ishte rasti i parë me këtë virus që u regjistrua në Gazë në 25 vjetët e fundit.

Fushata e vaksinimit nisi të dielën në zonat në Gazën qendrore, ndërkaq në ditët në vijim vaksinimi do të kryehet edhe në zonat e tjera. Luftimet do të pauzohen për të paktën tetë orë në tre ditët në vijim.

OBSH-ja tha se pauza e luftimeve me gjasë do të duhet të zgjatet edhe një ditë më shumë.

“Këto janë vetëm orët e para të fazës së parë të fushatës masive, një prej fushatave më komplekse në botë”, tha Juliette Touma, zëdhënëse e UNRWA, agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.

Zyrtarët e OBSH-së kanë thënë se të paktën 90 për qind e fëmijëve duhet të vaksinohen dy herë brenda katër javësh në mënyrë që fushata të ketë sukses, por kjo fushatë vaksinimi po përballet me sfida në Gazë, për shkak të lutës mes Izraelit dhe Hamasit, që nisi më 7 tetor të vitit të kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG