Ndërlidhjet

Rusia raporton për të plagosur nga granatimet në Kursk


Zjarr në një ndërtesë në Kursk pas një sulmi të dyshuar të Ukrainës. 4 prill 2024.
Zjarr në një ndërtesë në Kursk pas një sulmi të dyshuar të Ukrainës. 4 prill 2024.

Nga granatimet e Ukrainës janë plagosur pesë persona, përfshirë tre fëmijë, në rajonin Kursk të Rusisë, tha guvernatori i këtij rajoni më 6 gusht.

Guvernatori Alexei Smirnov tha se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse kanë rrëzuar të paktën 26 dronë që Ukraina lëshoi gjatë natës.

Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar nga granatimet në rajonin e Kurskut, që gjendet në kufi e Ukrainën, tha Smirnov përmes një postimi në Telegram.

Në një postim tjetër, Smirnov tha se një ditë më herët Ukraina ka sulmuar me dronë dhe granata këtë rajon, që gjendet në kufi me Ukrainë, teksa pretendoi se Rusia ka shkatërruar 41 dronë.

Këto pretendime të tij nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Si Moska, ashtu edhe Kievi, rrallë pranojnë për dëmin real të shkaktuar nga sulmet që kryejnë.

Ukraina ende nuk ka reaguar për këtë sulm. Kievi shpesh thotë se sulmon caqet e ushtrisë ruse, infrastrukturën e energjisë, për të penguar luftën që Rusia nisi kundër saj në shkurt të vitit 2022.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG