Ndërlidhjet

Kosova ndalon një të dyshuar, në Maqedoni të Veriut konfiskohen makineri për prodhim parash false


Dy kartëmonedha prej 50 eurosh - njëra origjinale dhe tjetra false, gjatë ekzaminimit në laborator.
Dy kartëmonedha prej 50 eurosh - njëra origjinale dhe tjetra false, gjatë ekzaminimit në laborator.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se kanë arrestuar më 4 gusht një shtetas të Maqedonisë së Veriut, të dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara 2-euroshe.

Të dyshuarit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orëve.

Në anën tjetër, në Maqedoninë e Veriut është thënë se janë kryer kontrolle në tri lokacione dhe janë sekuestruar makineri për prodhim të parave të falsifikuara me prerje metalike 2 euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre.

Përmes një komunikate të përbashkët të autoriteteve kosovare edhe atyre maqedonase është thënë se operacioni është mbështetur prej Agjencisë Evropiane të Policisë (EUROPOL) dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale (Eurojust).

Sipas komunikatës së përbashkët, në periudhën 2023-24 janë ndërmarrë disa veprime për parandalim të parave të falsifikuara.

Qarkullimi i atyre parave është konsideruar të ketë çrregulluar tregun e parave dhe që ka dëmtuar interesim publik, kanë vlerësuar autoritetet e Kosovës.

Vitin e kaluar, Policia e Kosovës pati iniciuar qindra raste për veprën penale “falsifikim i parasë” ndërsa vlerësohej që në treg qarkullonin qindra mijëra euro false.

Paratë false në vlerë të 2 dhe 50 eurove kanë qarkulluar më së shumti.

Në disa raste, tregtarët e kanë ndaluar kryerjen e pagesave me këto valuta, nga frika e mashtrimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG