Ndërlidhjet

Netanyahu thotë se Izraeli do të përgjigjet “fuqishëm” ndaj çdo sulmi


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. (Fotografi nga arkivi)
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. (Fotografi nga arkivi)

Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi kundër tij, tha të mërkurën vonë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kjo ishte deklarata e parë publike e Netanyahut prej vrasjes në Teheran të Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE. Por, Netanyahu nuk e përmendi vrasjen e tij.

Hamasi dhe Irani e kanë fajësuar menjëherë Izraelin për vrasjen e Haniyehit, e cila e ka rritur rrezikun për një luftë të përgjithshme rajonale.

Vdekja e Haniyehut rrit rrezikun e luftës rajonale, paralajmërojnë analistët
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:23 0:00

Pak orë para vrasjes së liderit palestinez, Izraeli tha se e vrau një komandant të lartë të grupit militant libanez, Hezbollah, në një sulm ajror në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

“Qytetarë të Izraelit, na presin ditë sfiduese. Prej sulmit në Bejrut, kërcënimet po vijnë nga të gjitha drejtimet. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur kundër çdo kërcënimi. Izraeli do të përgjigjet fuqishëm kundër çdo agresionit kundër nesh”, tha Netanyahu në një deklaratë televizive.

Të martën, ushtria izraelite njoftoi se e ka vrarë Fuad Shukr, për të cilin tha se ishte komandanti më i lartë i Hezbollahut, duke e akuzuar atë për një sulm në fundjavë në të cilin u vranë dhjetëra të rinj në Lartësitë e Golanit, të okupuara nga Izraeli.

Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, konfirmoi të mërkurën vdekjen e Shukr, pak orë pasi Hamasi njoftoi se lideri i saj politik Haniyeh u vra në Teheran.

Qeveria e Netanyahut nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e liderit të Hamasit dhe ka thënë se nuk e komenton atë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG