Ndërlidhjet

Adell Shaboviq eliminohet nga gara e notit në Olimpiadë


Adell Shaboviq gjatë garës në Paris.
Adell Shaboviq gjatë garës në Paris.

Notari i Kosovës, Adell Shaboviq, është eliminuar të martën prej garës në not, në Olimpiadën që po mbahet këtë vit në Paris.

Në rrethin e parë të garës - në kategorinë stil i lirë prej 100 metrash - ai ka dalë i dyti në grupin e tij, mirëpo nuk është renditur në mesin e 16 garuesve më të shpejtë, të cilët kanë prekur gjysmëfinalen.

Në listën përfundimtare me 79 notarë, Shaboviq është renditur në vendin e 58-të, me 4.20 sekonda dallim prej garuesit të parë në listë, amerikanit, Jack Alexy, i cili e ka përfunduar garën për 47.57 sekonda.

Kjo është hera e parë që 21-vjeçari përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike.

Shaboviq është pjesë e ekipit të notit në Universitetin Princeton në SHBA.

Me prejardhje është nga qyteti i Pejës në Kosovë, por i lindur dhe i rritur në Bruklin të Nju Jorkut. Familja e tij jeton prej dekadash në SHBA.

Për Shaboviqin, i cila ka dy shtetësi - edhe të SHBA-së, edhe të Kosovës - ta përfaqësosh Kosovën është një ëndërr e realizuar.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, javë më parë, ai ka treguar se rrugëtimin për te gara për Kosovën e ka nisur nga “dashuria ndaj babait, familjes së tij të madhe dhe prejardhjes së gjakut të tij”.

Përveç Shaboviqit, Kosovën në not këtë vit e përfaqëson edhe Hana Beiqi.

Kosova këtë herë përfaqësohet në Olimpiadë me nëntë atletë - në sporte si xhudo, not, atletikë dhe boks.

Pesë atletë - përfshirë Shaboviqin - tashmë e përfunduar tashmë garën.

Distria Krasniqi ka siguruar medalje të argjendtë, ndërsa Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Donjeta Sadiku kanë përfunduar garat pa çmime.

Në total, Kosova i ka tri medalja të arta dhe një të argjendtë.

Majlinda Kelmendi ka qenë e para që ia ka siguruar Kosovës medaljen e artë në Rio 2016, të mbajtur në Brazil.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG