Ndërlidhjet

Ligjet e reja ruse do t’i kufizojnë “në mënyrë dramatike të drejtat e migrantëve”


Aktivistja ruse për të drejta të njeriut, Valentina Chupik.
Aktivistja ruse për të drejta të njeriut, Valentina Chupik.

Aktivistja ruse për të drejta të njeriut, Valentina Chupik, ka thënë se legjislacioni i ri për migrantët, i miratuar këtë javë nga Duma ruse, do t’i kufizojë në mënyrë dramatike të drejtat e punëtorëve migrantë.

Mijëra burra dhe gra prej Azisë Qendrore shkojnë rregullisht në Rusi si punëtorë migrantë, për të fituar para mjaftueshëm edhe për familjarët e lënë në shtëpi.

Duke folur për Televizionin Current Time – platformë e Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës – Chupik ka thënë se projektligjet që janë miratuar nga Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, do t’iu mundësojnë zyrtarëve policorë rusë që të kontrollojnë plotësisht rutinën e punëtorëve migrantë dhe mund t’iu ndalohet dalja nga shtëpia, puna dhe blerja në dyqan, edhe pa ndonjë vendim të gjykatës.

“Përveç kësaj, i ashtuquajturi regjimi për migrantët do t’ia mundësojë secilit zyrtar policor që t’i ndalojë migrantët deri në 48 orë, për të kuptuar nëse ata janë nën kërkim prej regjimit për migrantët”, ka thënë Chupik.

Ky legjislacion është miratuar teksa rritet disponimi kundër migrantëve, sidomos pas arrestimit të disa shtetasve taxhikë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një sulm terrorist në fund të muajit mars në një sallë koncerti, i cili ka lënë më shumë se 140 njerëz të vdekur.

Projektligji i ri ua mundëson policëve të vendosin nëse punëtorët migrantë duhet të dëbohen dhe mundëson që dëbimi të kryhet brenda 48 orëve.

Aktualisht, vendimet për dëbim të punëtorëve migrantë janë marrë prej gjykatave.

Projektligjet do të duhet të miratohen edhe nga Dhoma e Lartë e Parlamentit rus, Këshilli Federal, para se të shkojnë në tavolinën e presidentit rus, Vladimir Putin, për miratimin final.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG