Ndërlidhjet

Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar një depo nafte në Rostov


Në muajt e fundit, Ukraina ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë të Rusisë.
Në muajt e fundit, Ukraina ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë të Rusisë.

Një depo nafte është përshirë nga zjarri në rajonin juglindor rus të Rostovit, pas një sulmi ukrainas me dronë mëngjesin e 13 korrikut.

Kështu tha guvernatori i rajonit Rostov, Vasily Golubev, përmes një postimi në Telegram.

“Një depo nafte në qarkun Tsimlianski është përfshirë nga zjarri në orën 04:00 pas një sulmi me dronë”, shkroi ai, duke shtuar se 14 njësi të zjarrfikësve janë duke punuar për ta shuar zjarrin.

Golubev tha se sipas informacioneve fillestare nuk ka viktima nga ky sulm. Ndërkaq, kanali në Telegram, Don Mash, ka publikuar një video të zjarrit në këtë depo.

Vendi ku ndodhi sulmi gjendet qindra kilometra nga vija e frontit.

Ukraina, e cila përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022, nuk i ka komentuar pretendimet ruse.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG