Ndërlidhjet

Koalicioni majtist prin befas në zgjedhjet në Francë, sipas parashikimeve fillestare


Përkrahësit e partisë Franca e Papërkulur mblidhen në Paris, për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, 7 korrik.
Përkrahësit e partisë Franca e Papërkulur mblidhen në Paris, për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, 7 korrik.

Koalicioni i gjerë majtist, Fronti i Ri Kombëtar, është duke prirë në një garë të ngushtë në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë të dielën, para aleancës së presidentit Emmanuel Macron dhe partisë të së djathtës ekstreme, Tubimi Kombëtar, sipas parashikimeve fillestare.

Kjo nënkupton se asnjë parti nuk do ta fitojë shumicën në Parlamentin me 577 ulëse.

Që të gjithë transmetuesit e mëdhenj kanë parashikuar fitore për aleancën majtiste dhe jo për Tubimin Kombëtar të Marine Le Penit dhe Jordan Bardellas.

Vlerësimet fillestare pas përfundimit të votimit në orën 20:00 parashikojnë që koalicioni majtist do t'i ketë rreth 172 deri në 215 vende parlamentare, aleanca e presidentit Macron mes 150 me 180 ulëse, ndërsa Tubimi Kombëtar – i cili shpresonte se do ta fitonte shumicën – 115 deri në 155 ulëse.

Në mungesë të shumicës parlamentare, Franca rrezikon të futet në një krizë politike.

Francezët votuan masivisht të dielën në një raund të dytë vendimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Tubimi Kombëtar, i udhëhequr nga Marine Le Pen, shënoi arritje historike në rundin e parë të zgjedhjeve fundjavën e kaluar, dhe pritej që ajo ta fitonte edhe rundin e dytë më 7 korrik, duke i rritur gjasat që Franca ta kishte një qeveri të udhëhequr nga e djathta ekstreme për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore.

Lideri francez i qendrës së majtë, Raphael Glucksmann, tha të dielën se Franca duhet të gjejë paqe, pasi Fronti i Ri Popullor fitoi më së shumti ulëse në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

Kultura politike duhet të ndryshojë patjetër, Glucksmann theksoi, duke shtuar se një Parlamenti ku asnjëra parti nuk e ka shumicën dërrmuese, kërkon dialog dhe të jesh i hapur.

Presidenti Macron është duke i analizuar rezultatet e zgjedhjeve dhe do të presë derisa ta shohë tërë situatën në Parlament, para se të marrë vendimet e nevojshme, tha Presidenca franceze të dielën.

“Presidenti, si garantues i institucioneve tona, do ta respektojë zgjedhjeve e popullit francez”, thuhet në njoftim.

Lideri i Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella, tha të dielën se Franca është “lënë në duart e së majtës ekstreme”, pasi partia e tij dështoi t’i fitojë zgjedhjet parlamentare.

“Pasi i paralizoi institucionet tona qellimshëm, Emmanuel Macron e ka shtyrë vendin drejt pasigurisë dhe destabilitetit. Si pasojë, ai e ka privuar popullin francez nga çdo reagim ndaj vështirësive ditore për shumë muaj”, tha Bardella.

Macron shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhjet më 9 qershor, pas fitores së Asamblesë Kombëtare në zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe rezultatit të dobët të partisë së tij liberale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG