Ndërlidhjet

Zyrtari rus: 10.000 punëtorë migrantë janë dërguar për të luftuar në Ukrainë


Shefi i Komitetit Hetues të Rusisë, Aleksandr Bastrykin. Fotografi nga arkivi.
Shefi i Komitetit Hetues të Rusisë, Aleksandr Bastrykin. Fotografi nga arkivi.

Shefi i Komitetit Hetues të Rusisë, Aleksandr Bastrykin, tha më 27 qershor se afër 10.000 punëtorë migrantë, me pasaporta ruse, janë dërguar në luftën e Kremlinit në Ukrainë.

Bastrykin e cilësoi këtë lëvizje si “veçori të mirë që çoi në situatën kur migrantët nisën të largoheshin ngadalë nga Rusia”.

Ai shtoi se Komiteti Hetues rus ka “kapur” më shumë se 30.000 migrantë, që kanë marrë shtetësi ruse, por kanë dështuar të regjistrohen në zyrat e ushtrisë, një obligim për burrat në Rusi.

Qeverinë në Azinë Qendrore kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që jetojnë në Rusi se përballen me akuza për mercenarizëm në shtetet e tyre të origjinës nëse i bashkohen luftës në Ukrainë për të luftuar për cilëndo palë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, - që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022 – ka thënë se në frontet e luftës në Ukrainë aktualisht janë 700.000 trupa ruse. Disa prej tyre u rekrutuan gjatë mobilizimit të pjesshëm në vjeshtën e vitit 2022.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG