Ndërlidhjet

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin për Ukrainën


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke folur për mediat para një samiti të Komunitetit Politik Evorpian në Moldavi. Më 1 qershor, 2023.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke folur për mediat para një samiti të Komunitetit Politik Evorpian në Moldavi. Më 1 qershor, 2023.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të përfaqësojë shtetin në një samit për paqe në Ukrainë, që do të mbahet këtë fundjavë në Burgenstok të Zvicrës.

Sipas një njoftimi të Presidencës së Kosovës, Osmani në këtë samit do të “riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore”.

Gjithashtu sipas njoftimit, Osmani do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale “për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme”.

Gati 90 vende dhe organizata do të marrin pjesë në samit, sipas presidentes së Zvicrës, Viola Amherd.

Sipas saj, pjesëmarrësit në samit - rreth gjysma e të cilëve do të jenë udhëheqës shtetesh ose qeverish - do të përpiqen të gjejnë një rrugë për t'i ndalur luftimet.

Ukraina kërkon rrugën drejt paqes në samitin pa Rusinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:44 0:00

Ukraina është nën pushtimin e plotë të forcave ruse qysh në shkurt të vitit 2022.

Pjesëmarrës në samit pritet të jenë presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Zyrtarë nga Kina dhe Rusia pritet të mungojnë.

Moska nuk është e ftuar dhe thotë se procesi është i pakuptimtë pa pjesëmarrjen e saj.

Ministria e Jashtme e Kinës, në anën tjetër, tha se nuk do të marrë pjesë në samit, sepse ai nuk i përmbush pritjet e saj për pjesëmarrjen edhe të Rusisë, edhe të Ukrainës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG