Ndërlidhjet

Finlanda dyshon se katër avionë luftarakë rusë e shkelën hapësirën e saj ajrore


Bombarduesi strategjik rus Tu-95MS. (Fotografi nga arkivi)
Bombarduesi strategjik rus Tu-95MS. (Fotografi nga arkivi)

Roja Kufitare e Finlandës ka thënë të premten se dyshon se katër avionë luftarakë të Rusisë e kishin shkelur hapësirën ajrore të vendit nordik më 10 qershor.

Të hënën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Finlandës tha se dyshonte se avionë luftarakë rusë e kishin shkelur hapësirën e saj ajrore për rreth dy minuta mëngjesin e së hënës.

“Derisa hetimi po vazhdon, del që, përveç një avioni rus të raportuar më herët, ka po ashtu arsye për të dyshuar se edhe tre avionë të tjerë shkaktuan shkelje territoriale”, tha të premten agjencia e rojës kufitare në një komunikatë.

Në komunikatën e saj thuhet se avionët rusë përbëheshin nga dy bombardues dhe dy avionë luftarakë.

Hera e fundit kur u konfirmua shkelja territoriale e Finlandës nga avionët luftarakë rusë ishte në gusht 2022, sipas Ministrisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG