Ndërlidhjet

Disa viktima nga sulmet e Rusisë në rajonin e Harkivit


Pasojat e një sulmi në Harkiv - foto arkivi
Pasojat e një sulmi në Harkiv - foto arkivi

Një civil në Ukrainë u vra dhe dy të tjerë u plagosën në së paku pesë sulme me raketa të ushtrisë ruse në qytetin Sllobozhanske, në jug të Harkivit.

Guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, tha se në shënjestër të sulmeve ishte një kompleks rekreativ.

“Një civil u vra. Dy civilë, përfshirë një burrë dhe një grua, u plagosën”, shkroi ai në platformën Telegram.

Forcat ruse, gjatë disa javëve të fundit, i kanë intensifikuar sulmet në Harkiv - qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, që ndodhet rreth 34 kilometra larg kufirit.

Në një sulm me raketa më 31 maj, në lagjen Novobavar të qytetit, nëntë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjendet në Filipine, për të promovuar një samit të paqes, që do të mbahet këtë muaj në Zvicër.

Një ditë më herët, ai qëndroi në Singapor.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër saj, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG