Ndërlidhjet

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme me dronë


Tymi i përhapur mbi Harkiv, si pasojë e një sulmi raketor rus. Fotografi e 17 majit.
Tymi i përhapur mbi Harkiv, si pasojë e një sulmi raketor rus. Fotografi e 17 majit.

Rusia ka thënë se ka rrëzuar rreth 60 dronë dhe disa raketa mbi territorin e saj, derisa Ukraina ka thënë se ka shkatërruar mbi 30 dronë rusë.

Të paktën katër persona janë raportuar në vrarë, si pasojë e një sulmi rus në paralagjet e Harkivit, të dielën, teksa Rusia çon përpara ofensivën në verilindje të Ukrainës.

"Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 57 dronë ukrainas mbi rajonin jugor Krasnodar përgjatë natës”, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Zyrtarë lokalë ushtarakë kanë thënë se disa dronë janë rrëzuar në një rafineri të naftës në qytezën Slavjansk-on-Kuban, mirëpo nuk është raportuar për dëme.

Tre dronë tjerë është thënë të jenë rrëzuar në rajon rus Belgorod, që gjendet në kufi me Ukrainën.

Në Ukrainë, zyrtarë të forcës ajrore kanë thënë se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 37 dronë rusë të nisur kundër shtetit përgjatë natës.

Në rajonin verilindor të Harkivit, ku Moska ka nisur ofensivën e re, guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov, ka thënë se një person ka vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të një dite më herët.

Më vonë gjatë së dielës, Syniehubov ka thënë se katër persona tjerë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ruse në zonën e Harkivit.

Trupat ukrainase janë duke luftuar për t’i pamundësuar avancimet ruse në rajonin e Harkivit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të premten se ofensiva e Moskës në rajonin e Harkivit po bëhet me qëllim të krijimit të një zone neutrale dhe se nuk ekzistojnë plane për të kapur qytetin.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG