Ndërlidhjet

Rusia kryen sulme të mëdha kundër termocentraleve ukrainase


Zjarrfikësit duke e shuar zjarrin në rajonin Ivano-Frankivsk, Ukrainë, 27 prill 2024.
Zjarrfikësit duke e shuar zjarrin në rajonin Ivano-Frankivsk, Ukrainë, 27 prill 2024.

Ukraina tha të shtunën se Rusia ka kryer sulme të mëdha kundër termocentraleve të saj gjatë natës. Ndërkohë, një rafineri ruse e naftës tha se e ka ndërprerë punën pas një sulmi me dronë.

DTEK, kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, tha se katër termocentrale të saj janë goditur.

“Armiku përsëri i bombardoi fuqishëm objektet energjetike ukrainase”, tha DTEK në një komunikatë. “Pajisjet e kompanisë janë dëmtuar rëndë. Punëtorët e energjisë janë duke punuar tani për eliminimin e pasojave të sulmit”.

Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, tha se sulmet ruse cak e kishin rajonin Dnipropetrovsk në Ukrainën qendrore dhe rajonet perëndimore Lviv dhe Ivano-Frankivsk.

Halushchenko tha se një punëtor i energjisë është plagosur. DTEK raportoi për viktima, por nuk dha hollësi.

Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 21 prej 34 raketave ruse gjatë natës, tha komandanti i Forcës Ajrore të Ukrainës të shtunën.

Gjatë muajit të fundit, ushtria ruse i ka rritur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke i sulmuar termocentralet dhe hidrocentralet e këtij vendi pothuajse çdo ditë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se vendi e ka humbur rreth 80 për qind të prodhimin të rrymës nga termocentralet dhe 35 për qind nga hidrocentralet, duke e detyruar Qeverinë ta vendosë reduktime të rrymës në disa rajone.

Në Rusi, ndërkohë, një rafineri e naftës në rajonin rus Krasnodar e ndërpreu punën, pas një sulmi të dyshuar me dronë mëngjesin e së shtunës, thanë zyrtarët lokalë.

“Saktësisht 10 UAVs (dronë) fluturuan drejt në rafineri. Kjo shkaktoi zjarr të madh. Mund të ketë dëme të padukshme”, tha Eduard Trudnev, drejtori për siguri i Slavynaks ECO Group, i cili e udhëheq këtë rafineri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG