Ndërlidhjet

Haley tërhiqet, hap rrugën për përsëritjen e përballjes Trump-Biden


Nikki Haley, ish-guvernatore në Karolinën Jugore dhe ish-ambasadore e Donald Trumpit në Kombet e Bashkuara gjatë kohës së tij si president amerikan.
Nikki Haley, ish-guvernatore në Karolinën Jugore dhe ish-ambasadore e Donald Trumpit në Kombet e Bashkuara gjatë kohës së tij si president amerikan.

Nikki Haley është tërhequr nga gara për kandidatin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke i hapur rrugën ish-presidentit Donald Trump të përballet përsëri me presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit.

Haley, ish-guvernatore në Karolinën Jugore dhe ish-ambasadore e Trumpit në Kombet e Bashkuara kur ky i fundit ishte president, njoftoi për largimin nga gara të mërkurën gjatë një fjalimi në Çarlston.

Ajo u mposht nga Trumpi në 14 prej 15 garave republikane në garën e njohur si Super e Marta.

“Ka ardhur koha ta ndërpres fushatën time. Nuk kam pendesa”, tha Haley.

Haley i bëri ballë Trumpit më gjatë se çdo sfidues tjetër republikan, por nuk ishte asnjëherë kërcënim për ish-presidentin, i cili vazhdon të gëzojë mbështetje shumë të madhe në mesin e republikanëve, pavarësisht aktakuzave të shumta penale me të cilat përballet.

Përsëritja e përballjes mes Trumpit dhe Bidenit nuk është ajo që shumica e amerikanëve duan. Sipas sondazheve, Trumpi dhe Bideni gëzojnë vlerësim të vogël nga votuesit.

Biden dhe Trump fituan në Kaliforni, Teksas, Alabama, Kolorado, Mejn, Oklahoma, Virxhinia, Karolinë të Veriut, Tenesi, Arkansas, Minesota dhe Masaçusets. Biden po ashtu fitojë garën në mesin e demokratëve edhe në Utah, Vermont dhe Ajova.

Haley fitoi në Vermont, duke ia mohuar Trumpit një fitore të plotë, por ish-presidenti fitoi në shtetet e tjera që mund të mos kenë qenë shumë favorite për të, sikurse Virxhinia, Masaçusets dhe Mejn, shtete që kanë numër të madh të votuesve të moderuar, që e kishin mbështetur Haley në zgjedhjet e mëparshme paraprake.

Deri më vonë gjatë këtij muaji pritet të votojnë shtetet e tjera, që Biden dhe Trump zyrtarisht të marrin nominimin e partive të tyre për të garuar në zgjedhjet presidenciale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG