Ndërlidhjet

Moska ankohet se ambasadorët perëndimorë po ndërhyjnë në çështjet e Rusisë


Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme ruse në Moskë. Fotografi nga arkivi.
Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme ruse në Moskë. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi ambasadorët perëndimorë në Moskë po ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Rusisë dhe tha se sjellja e tyre ka ngritur pikëpyetje lidhur me qëllimin e të dërguarve të tillë.

Lufta në Ukrainë ka nxitur krizën më të rëndë në raportet mes Rusisë dhe Perëndimit që nga Kriza Kubane e Raketave dhe presidenti Vladimir Putin, ka paralajmëruar Perëndimin se rrezikon të provokojë një luftë bërthamore nëse trupat perëndimore dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Rusia është e tronditur nga ajo që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 4 mars se ishte refuzim nga ambasadorët e Bashkimit Evropian që të takohen me të për të biseduar para zgjedhjeve presidenciale ruse që mbahen nga 15 deri më 17 mars.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga ambasadorët perëndimorë për deklaratën e Lavrovit.

E pyetur nga prezantuesi televiziv rus, Vladimir Solovyov, nëse ambasadorët e BE-së e kuptojnë funksionin e tyre, zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, tha se refuzimi i tyre për t’u takuar me Lavrovin ngreh pyetje lidhur me rolin e tyre.

Solovyov vuri në pah se ambasadorët e BE-së morën pjesë në varrimin e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, më 1 mars, që sipas tij, shërbeu si agjent i tyre.

Navalny, që vdiq në një burg në Arktik më 16 shkurt, gjithmonë kishte mohuar se ishte agjent perëndimor.

Zakharova tha se sjellja e tij tregoi se ambasadorët perëndimorë të akredituar në Moskë po përzihen në çështjet e Rusisë dhe po bëjnë “performanca” në vend se të bëjnë punën e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG