Ndërlidhjet

Pas polemikave fetare, Turqia gjobit serialin e njohur televiziv


Një grua duke mbajtur në duar një flamur të Turqisë. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Një grua duke mbajtur në duar një flamur të Turqisë. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Autoriteti transmetues RTUK vendosi të enjten të ndalojë për dy javë transmetimin e serialit të njohur televiziv në Turqi "Kizil Goncalar" pasi u konsiderua se ishte kundër "vlerave kombëtare dhe shpirtërore të shoqërisë”, tha një anëtar bordi.

Ilhan Tasci, një anëtar i bordit të RTUK që përfaqëson opozitën kryesore, tha në platformën e mediave sociale X se rregullatori kishte vendosur gjithashtu një gjobë administrative prej 3 për qind ndaj transmetuesit Fox TV, në pronësi të kompanisë Walt Disney.

"Kizil Goncalar", i cili pasqyron ndarjen midis segmenteve fetare dhe laike të shoqërisë, u përball me reagime të menjëhershme pasi u transmetua për herë të parë më 18 dhjetor, edhe pse dy episodet e tij të para kryesuan listat e vlerësimeve dhe patën më shumë se 10 milionë shikime në YouTube.

RTUK shpesh ka penalizuar shfaqjet të cilat i ka etiketuar si shkelje të vlerave morale të Turqisë, strukturës së familjes ose çështje të tjera që i konsideron si joetike, përkatësisht të drejtat e LGBTQ+.

Në shumë raste RTUK është kritikuar për frenimin e lirive.

Producenti Faruk Turgut tha se seriali pasqyronte realitetin sociologjik të Turqisë, duke portretizuar përplasjen midis segmenteve laike dhe fetare të shoqërisë.

"Unë po përpiqem të mbaj një pasqyrë mbi realitetet e shoqërisë turke. Realitetet duhet të diskutohen, ne nuk mund të përparojmë duke i injoruar ato," tha Turgut sipas të përditshmes Hurriyet.

“Na shpallën luftë, por ne do të luftojmë deri në fund”, tha ai.

Ebubekir Sahin, kryetar i RTUK-së dhe anëtar i partisë në pushtet të presidentit Tajip Erdogan, AK shkroi në X se shikuesit e indinjuar kishin bërë thirrje për anulimin e shfaqjes dhe se posterët e tij të vendosur nëpër Stamboll ishin vandalizuar me ngjyrë të zezë.

Mediat pro-qeveritare e akuzuan shfaqjen si islamofobike. Vëllazëria Ismailaga, një sekt i shquar fetar në Turqi, e kritikoi ashpër serialin.

"Prodhimet në mediat e sotme që synojnë fenë tonë dhe individët e devotshëm duke synuar të denigrojnë emrat e Allahut, librin tonë fisnik Kuranin janë absolutisht të papranueshme," tha sekti në X.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG