Ndërlidhjet

Vriten 10 ushtarë izraelitë në një pritë në Gazë


Ushtarët izraelitë duke e bastisur një ndërtesë në veri të Rripit të Gazës më 12 dhjetor 2023.
Ushtarët izraelitë duke e bastisur një ndërtesë në veri të Rripit të Gazës më 12 dhjetor 2023.

Dhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë të mërkurën pasi ranë në një pritë të pjesëtarëve të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – njoftoi ushtria izraelite.

Izraeli është duke u përballur me një rezistencë të fortë në zonat të cilat i ka rrethuar dhe bombarduar gjatë dy muajve të fundit.

Lufta ajrore dhe tokësore e Izraelit i ka lënë mijëra civilë palestinezë të vrarë dhe i ka detyruar 85 për qind të popullsisë së Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre, duke nxitur zemërim në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje vazhdimisht Izraelit të marrë masa më të mëdha për t’i kursyer civilët, pavarësisht se e bllokuan një thirrje ndërkombëtare për armëpushim dhe i dërguan urgjentisht municion aleatit të tyre të ngushtë.

Rreth gjashtë javë pasi ushtarët izraelitë e pushtuan veriun e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, këmbësoria është ende duke u përballë me luftime të ashpra kundër luftëtarëve të Hamasit brenda dhe përreth Qytetit të Gazës.

Luftime të ashpra pati gjatë natës dhe mëngjesin e së mërkurës në shumë zona, posaçërisht në Shiaja, një lagje e mbipopulluar e cila ishte fushëbetejë e luftimeve të ashpra në luftën e vitit 2014 mes Izraelit dhe Hamasit.

Trupat që po i bastisnin disa ndërtesa në Shiaja të martën, e humbën komunikimin me katër ushtarë të cilët ishin sulmuar, tha ushtria izraelite. Kur ushtarët e tjerë e nisën një operacion shpëtimi për ta, ranë në pritën e pjesëtarëve të Hamasit.

Në mesin e dhjetë të vdekurve ishin edhe koloneli Itzhak Ben Basat, 44 vjeç – i cili është oficeri më i lartë që vritet në pushtimin tokësor – dhe koloneli Tomer Grinberg, komandant batalioni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG