Ndërlidhjet

Kina thotë se nuk u zbulua asnjë patogjen i pazakontë në rastet me sëmundje të frymëmarrjes


Fëmijët dhe prindërit e tyre presin në një spital për fëmijë në Pekin. Kinë, 23 nëntor 2023.
Fëmijët dhe prindërit e tyre presin në një spital për fëmijë në Pekin. Kinë, 23 nëntor 2023.

Autoritetet shëndetësore kineze nuk kanë zbuluar ndonjë patogjen të pazakontë, ose të ri, dhe kanë ofruar të dhënat e kërkuara lidhur me rritjen e rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe grupet e raportuara të pneumonisë te fëmijët, tha të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Organizata Botërore e Shëndetësisë i kishte kërkuar Kinës më shumë informata për sëmundjet e frymëmarrjes që po përhapen në veri të vendit, pasi u raportuan grupe të pneumonisë së padiagnostikuar te fëmijët.

Sipas rregullit, Kina iu përgjigj OBSH-së brenda 24 orëve. OBSH kishte kërkuar informacion epidemiologjik dhe klinik, si dhe rezultate laboratorike përmes mekanizmit të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit.

Të dhënat sugjerojnë se rritja është e lidhur me heqjen e kufizimeve të COVID-19 së bashku me qarkullimin e patogjenëve të njohur si mycoplasma pneumoniae - një infeksion i zakonshëm bakterial i cili ka qarkulluar që nga maji dhe zakonisht prek fëmijët më të vegjël.

Gripi, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe adenovirusi kanë qenë në qarkullim që nga tetori.

Agjencia nuk këshillon ndërprerjen e udhëtimeve apo të tregtisë pasi ata kanë monitoruar situatën me autoritetet.

Asnjë patogjen i pazakontë nuk është zbuluar në kryeqytetin e Pekinit dhe provincën verilindore të Liaoning.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG