Ndërlidhjet

Grabitje e armatosur në Suharekë, plagoset një polic


Logoja e Policisë së Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Logoja e Policisë së Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur, teksa patrulla me të cilën ishte iu përgjigj informacioneve për një grabitje që ishte duke u zhvilluar në një argjendari në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Radion Evropa e Lirë se polici i plagosur ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Grabitja në argjendarinë në Suharekë u raportua në polici në orën 15:45 të 22 nëntorit.

“Sapo kemi marrë informacionin, patrulla më e afërt policore është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes, katër të dyshuar të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Një prej zyrtarëve policorë është plagosur, i cili është dërguar për tretman policor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Bytyqi.

Ai tha se katër të dyshuarit, që janë të armatosur, janë në arrati pasi kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes me një automjet të pasagjerëve.

Policia tha se po vazhdon operacionet e saj për kapjen e të dyshuarve për këtë rast.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG