Ndërlidhjet

Izraeli ul numrin e viktimave nga sulmet e 7 tetorit


Një vajzë e vogël qan gjatë një proteste në mbështetje të Izraelit. Pragë, 1 nëntor 2023.
Një vajzë e vogël qan gjatë një proteste në mbështetje të Izraelit. Pragë, 1 nëntor 2023.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se numri zyrtar i të vrarëve gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit është ulur në 1.200.

Paraprakisht, zyrtarët izraelitë kishin raportuar se 1.400 persona u vranë nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë sulmeve në jug të Izraelit, gjë që nxitën luftën në Gazë.

Ministria nuk dha asnjë arsye për ndryshimin e shifrave të viktimave. Por, një zyrtar izraelit tha se numri është ndryshuar pas procesit të gjatë të identifikimit të trupave të pajetë, shumë prej të cilëve ishin gjymtuar ose djegur.

Ky zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, tha se numri final i viktimave mund të ndryshojë sërish. Ai tha se një numër i trupave të pajetë ende nuk janë identifikuar dhe se është e paqartë nëse të gjithë pengjet – afër 240 – që mori Hamasi, janë ende të gjallë.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin dhe që nga 7 tetori sulmon vazhdimisht Rripin e Gazës nga toka dhe ajri.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, mbi 11.000 palestinezë janë vrarë që nga nisja e luftës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG