Ndërlidhjet

Avokati i dytë i Trumpit pranon fajësinë për komplot rreth rezultatit zgjedhor


Kenneth Chesebro.
Kenneth Chesebro.

Kenneth Chesebro, ish-avokati i Donald Trumpit, ish-presidentit amerikan, e ka pranuar fajësinë në një rast që lidhet me synimet për përmbysje të rezultatit zgjedhor më 2020 në Xhorxhia.

Chesebro është personi i tretë – prej 18 të pandehurve – që e ka pranuar fajësinë, pas arritjes së një marrëveshjeje me prokurorët në qarkun Fullton.

Ai është akuzuar se i ka çuar përpara pretendimet pro-Trumpit për mashtrime zgjedhore në Xhorxhia dhe për thirrjet që edhe shtetet tjera ta përmbysin rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale.

Në garën e atij viti, presidenti aktual amerikan, Joe Biden, e ka fituar garën kundër Trumpit.

Trump është, po ashtu, i akuzuar në këtë rast.

Ish-presidenti është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Chesebro e ka pranuar fajësinë një ditë pasi një tjetër ish-avokate e Trumpit, Sidney Powell, e ka pranuar gjithashtu fajësinë në këtë rast.

I treti është Scott Hall, i cili ka vepruar njëjtë, në fund të shtatorit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG