Ndërlidhjet

Viti 2023 mund të jetë më i nxehti ndonjëherë


Vjeshta në Londër.
Vjeshta në Londër.

Viti 2023 do të mund të jetë më i nxehti në histori, sipas Shërbimit të Bashkimit Evropian për Ndryshime Klimatike, Copernicus.

Shtatori më i nxehtë në gjithë botën, ndonjëherë, është regjistruar pas një vere me rekord temperaturash të larta, ka thënë Copernicus.

Temperaturat në shtator, këtë vit, kanë qenë gjysmë grade më të larta sesa në shtatorët më të nxehtë në të kaluarën dhe pothuajse një gradë më të larta sesa shtatorët në periudhat 1991- 2020.

“Temperaturat e pashembullta në këtë shtator – që e pason një verë me temperatura rekorde, i kanë thyer të gjitha rekordet në shkallë të jashtëzakonshme”, ka thënë Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e agjencisë së BE-së.

Temperaturat në vitin 2023 janë 1.4 gradë Celsius përtej temperaturave të epokës industriale, ka thënë Burges.

Kjo shifër është vetëm 0.1 gradë më e vogël sesa synimi i bërë në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, që parasheh kufizimin e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Akulli në Antarktik ka arritur në nivele historike të ulëta në shtator, duke mbuluar 9 për qind më pak territor sesa në periudhën 1991 – 2020.

Gjetjet janë bazuar në analiza që përfshijnë miliarda të dhëna nga satelitët, anijet, aeroplanët dhe stacionet meteorologjike në gjithë botën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG