Të nderuar lexues, REL-i mbyll këtu mbulimin direkt të ngjarjeve në veri të Kosovës.
Faleminderit që ishit me ne!
Një përmbledhje të të gjitha zhvillimeve të ditës mund ta lexoni këtu.
Kurti: Opeacioni në veri vazhdon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se operacioni policor në veri po vazhdon dhe se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.
Në një postim në platformën X, Kurti tha se, në operacionin e së dielës kundër "terroristëve të armatosur", policia ka konfiskuar qindra armë e municione, përfshirë pajisje të rënda si mitralozë, granata e të tjera.
Policia: Situata mbetet e tensionuar
Policia e Kosovës tha se situata në veri, përkatësisht në fshatin Banjskë, vazhdon të jetë e tensionuar, edhe pse intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë.
Gjatë aksionit për të kapur personat që i sulmuan të dielën ata, policia tha se ka konfiskuar një sasi të madhe armësh.
Policia shpërndau disa fotografi, ku, sipas saj, duken armët e kapura:
Në kujtim të policit të vrarë...