Ndërlidhjet

OBSH kërkon “qasje të plotë” nga Kina për të përcaktuar origjinën e COVID-it


Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Fotografi nga arkivi.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Fotografi nga arkivi.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje Pekinit që të ofrojë më shumë informacione për origjinën e sëmundjes COVID-19.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha për Financial Times se është i gatshëm të dërgojë një ekip të dytë për të hulumtuar origjinën e pandemisë COVID-19.

“Ne po i bëjmë presion Kinës që të japë qasje të plotë dhe ne po u kërkojmë shteteve që ta ngrenë këtë çështje gjatë takimeve të tyre dypalëshe, pra t’i bëjnë thirrje Kinës që të bashkëpunojë”, tha ai.

Komentet e shefit të OBSH-së vijnë në kohën kur autoritetet shëndetësore dhe kompanitë farmaceutike në mbarë botën po përditësojnë vaksinat e tyre për të luftuar variantet e reja të koronavirusit të cilat janë shfaqur.

Ghebreyesus për një kohë të gjatë i ka bërë presion Kinës që të ndajë informacione lidhur me origjinën e COVID-19, duke thënë se derisa kjo të ndodhë, nuk mund të përjashtohet asnjë hipotezë.

Virusi u identifikua fillimisht në qytetin kinez Vuhan në dhjetor të vitit 2019. Shumë dyshojnë se virusi u shpërnda nga kafshët e gjalla që gjendeshin në tregun e Vuhanit. Virusi më pas u përhap në mbarë botën, duke vrarë pothuajse 7 milionë persona.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG