Ndërlidhjet

Rekord i 100-vjeçarëve në Japoni


Japonezi, Tomoji Tanabe i fotografuar më 2009. Atëbotë ka qenë 113-vjeçar.
Japonezi, Tomoji Tanabe i fotografuar më 2009. Atëbotë ka qenë 113-vjeçar.

Numri i 100-vjeçarëve në Japoni e ka kaluar shifrën 92.000 për herë të parë, duke shënuar rekord për të 52-in vit me radhë, është thënë në një raport të Qeverisë japoneze të premten.

Numri i personave mbi 100 vjeç është rritur për 1.613 në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 92.139, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Tokio.

Sipas sondazheve të fundit, rreth 88 për qind e të gjithë 100-vjeçarëve janë gra.

Jetëgjatësia e grave në Japoni është rreth 87 vjet, ndërsa për burrat 81 vjet.

Japonia është përballur me rritje të shpejtë të numrit të 100-vjeçarëve, prej kur Qeveria ka nisur t'i mbledhë të dhënat më 1963 – atëbotë kanë qenë vetëm rreth 153 persona në atë moshë.

Japonia është duke u përballur me ndryshime të mëdha demografike, pas disa dekadave me regjistrim të plakjes së popullsisë dhe uljes së natalitetit.

Popullsia e Japonisë është duke u zvogëluar me shpejtësi të madhe.

Vitin e kaluar numri i japonezëve është ulur për 801.000, duke arritur në 122.4 milionë, njëherësh ulja më e mprehtë në krahasim me periudhën kur kanë nisur të mblidhen të dhënat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG